Qysh me ditë kur duhet ndryshuar faza e ushqimit të fëmijës - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë kur duhet ndryshuar faza e ushqimit të fëmijës

Qysh Me Qysh Me | Familja | 19 January 2017 | 20:48
Ndryshimi i fazës bëhet nga shishja në shishe, duke i zëvendësuar ato, rritni numrin e shisheve të ushqimit të ri ditë pas dite. Kjo ndihmon sistemin e tretjes së foshnjes të mësohet hap pas hapi me ushqimin, derisa Ju këtë e shihni më së miri, se si e përballon foshnja juaj ushqimin e ri. P ërzierja e pluhurit të dy llojeve të ndryshme të ushqimit në të njëjtën shishe nuk parapëlqehet.   Foshnjet e rrezikuara nga alergjia do të duhej që gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së tyre të ushqehen vetëm me qumështin e gjirit apo ushqim hipoalergjen si ushqim fillestar (HA-ushqim). Kini kujdes, që këto masa për parandalimin e alergjisë humbin ndikimin e vet posa të ti jepet ushqimi qumësht për foshnje, apo ushqime të veçanta të pahidrolizuara si p.sh. AR-ushqim, apo ushqim dietal.  Ushqimet fillestare nga HIPP-i si PRE dhe HIPP 1 janë optimale dhe të përshtatura për nevojat ushqyese të foshnjes në mes të 0 dhe 6 muaj, duke vijuar me ushqimin vazhdues HIPP 2 dhe 3 të përshtatur për gjashtëmujorin e dytë të jetës së foshnjes. Qumështet vazhduese përmbajnë dhe sigurojnë hekurin për gjashtëmujorin e dytë të foshnjes, në rend të parë për hekurin si ushqim fillestar. Datë konkrete për ndërprerjen e ushqimit të foshnjeve nuk ka. Ushqimi fillestar apo vazhdues mund të ofrohen aq gjatë sa fëmija i do. Nëse fëmija juaj është më i vjetër se 1 vit, do të duhej që një racion ditor të jetë qumësht. Për këtë qëllim, më i përshtatshmi është HIPP-Kindermilch i cili është shumë i mirë pas muajit të 12. Ky është i përshtatur në veçanti për fëmijët e vegjël, në vend të qumështit të lopës, është i mirë për një racion si p.sh. me bukë, mysli (drithra) apo thjeshtë, qumësht në gotë.
dua