Qysh Me nga dua.com - Qysh me i ndihmu gjyshërit tanë në ditët e izolimit nga koronavirus? 

Qysh me i ndihmu gjyshërit tanë në ditët e izolimit nga koronavirus?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Familja | 20 March 2020 | 12:50

Koronavirus na ka izoluar të gjithëve. Por, ndërsa për shumicën prej nesh duket thjesht si një virus që do kalojë, për gjyshërit tanë koronavirus nuk është vetëm se lajm i keq.

 

Jo vetëm që janë më të prekurit nga ky virus, por edhe më të dëmtuarit nga ana emocionale. Ja disa mënyra se si mund t'i ndihmoni ata këto ditë të vështirë.
 
Gjeni mënyra alternative se si mund të komunikoni me ta

 

Distancimi social nuk ka pse të kthehet në izolim social. Ka plot alternativa online që mund t’i ndihmojë të flisin me familjen dhe miqtë. Ndihmoni ata duke u hapur një llogari për ta dhe duke gjetur mënyra inteligjente se si të jenë në kontakt me njerëzit.

 

Kushtoni pak vëmendje dietës së tyre ushqimore

 

Të moshuarit që dalin shumë rrallë jashtë humbasin interesin ndaj ushqimit. Gjatë vetizolimit sigurohuni që ata të marrin të gjitha vitaminat e nevojshme. Rekomandohen ushqime me bazë proteine dhe vakte të bollshme dy herë në ditë.

 

Ruani distancën kur i vizitoni

 

Qeveria thotë se të afërmit e shëndetshëm mund t’i vizitojnë të moshuarit por është e rëndësishme të ruhet distanca. Mbi të gjitha të evitohet kontakti fizik. Higjena e duarve është shumë e rëndësishme.

 

Jini të vëmendshëm se sa lajme shohin

 

Një diet e mirë përsa i përket informacioneve dhe lajmeve ditore mund të jetë zgjidhja e duhur në këto kohë të pasigurta. Inkurajoni të informohen, pa u ndjer të mbyllur 24 orë vetëm duke ndjekur lajmet mediatike. Informacione perseritëse dhe alarmante vetëm sa do t’u shtojë ankthin.

 

Punoni së bashku për të parandaluar vetminë e tyre

 

Shëndeti mendor i gjyshërve tuaj është shumë i rëndësishëm. Bëni foto me ta, përfshini në biseda, luani më ta. Bëni grupe chati familjare ku secili prej jush kontribuon. Ose luani lojëra me ta. Me pak fjalë përfshini në jetën tuaj.

 
 
dua