Qysh me i ngjyros vezët për pashkë me fëmijë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ngjyros vezët për pashkë me fëmijë?

Qysh Me Qysh Me | Festa | 03 April 2017 | 19:28
Ngjyrosja e vezëve është një mënyrë argëtuese për të festuar pranverën dhe për ti shtuar ngjyrë festës së pashkëve. Nevojiten:
  • vezë
  • ngjyra për vezë
  • uthull
  • ujë.
1.Vendosni vezët në një tenxhere dhe mbuloni ato me ujë të ftohtë. Pasi të zihen lihen të ftohen në ujë të akullt për 5 minuta. 2.Ndërkohë që vezët janë duke u ftohur, përgaditni sipërfaqen në të cilën do të ngjyrosni vezët. Mbuloni sipërfaqen me gazetë apo letër për pjekje, pasi që në fund është shumë e lehtë ta largoni dhe nuk  do të keni papastërti. 3.Gotat e plastikës janë shumë të përshtatshme për ngjyrosjen e vezëve. Përcillni udhëzimet e ngjyrës, që zakonisht kërkojnë ujë në temperaturë dhome dhe pak uthull. 4.Përgaditni ngjyrën në ngjyrat e dëshiruara, dhe vendosni vezët brenda në gotë për 5 minuta. 5.Me kujdes largoni vezët me lugë, thani me letër kuzhine dhe vendosini në karton të vezëve që të thahen.
dua