Gjetja e një vaksine për Covid-19 mund të jetë më afër nga sa menduam

nga Flogerta Driza

Ndoshta gjetja e një vaksine për Covid-19 mund të jetë më afër nga sa menduam. Deri në 30 milion doza të vaksinave Covid-19 mund të jenë të disponueshme deri në shtator. Kështu tha qeveria Angleze. Kjo do të garantohet së pari për Mbretërinë e Bashkuar dhe me shumë mundësi do përhapet shpejt në të gjithë Europën.

Alok Sharma, Sekretari i Biznesit, tha të dielën se gjykimi klinik në Universitetin e Oksfordit po përparon mirë. Sipas tij, nëse provohet i suksesshëm, dozat mund të jenë gati deri në fund të verës.

Ai tha se ishte “shumë krenar” për sa shpejt shkencëtarët dhe studiuesit britanikë u bënë bashkë. Krenarë për përpjekjet e tyre për të zhvilluar një vaksinë, duke shtuar se shpejtësia e gjykimit në Oksford është “vërtet e paparë”. Z. Sharma njoftoi një fond tjetër prej 84 milion paund. Ky fond themelohet për të përshpejtuar punën që po zhvillohet aktualisht në Oxford dhe Imperial College.

Gjetja e kësaj vaksine për Covid-19 nuk garanton efektivitet

Por, qeveria ka paralajmëruar që një vaksinë efektive e koronavirusit nuk mund të gjendet kurrë. Ai shtoi: “Shkenca e vaksinave është një biznes i pasigurt. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të jemi kurrë 100 përqind të sigurt se do të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive. Por, ne po vendosim gjithçka që mundemi për t’u siguruar dhe t’u japim mundësinë më të mirë të mundshme për çdo qytetar të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm.”

Ndërkohë, objekti i parë i dedikuar për vaksinimin në Mbretërinë e Bashkuar është ndërtimi i kapaciteteve për të prodhuar “dhjetëra miliona” doza për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Testi i Parë i Antitrupave Koronavirus është aprovuar nga Ministria e Shëndetit Publik të Anglisë.

Le të shpresojmë që vendet e zhvilluara të ecin shpejt me kërkimet e tyre. Sepse do të përfitojmë edhe ne vendet e tjera ku nuk kemi mundësi të zhvillojmë studime në lidhje me vaksinën e COVID-19. Për momentin distancimi social dhe higjena vetjake, si dhe ndërgjegjsimi i gjithsecilit është zgjdihja e përkohsme më efikase.