Qysh Me nga dua.com - Qysh me kriju kuti me trëndafila? 

Qysh me kriju kuti me trëndafila?

Qysh Me Qysh Me | Hobi | 04 February 2017 | 20:12
Meqë po afrohet dita e të dashuruarve, Shën Valentini, kjo ide është shumë e thjeshtë për tu bërë, mjaftë e lirë dhe shumë romantike. 1.Hapi i parë është gjetja e një kutie të cekët. Nevojitet vetëm pjesa e poshtme e kutisë dhe preferohet të jetë njëngjyrëshe. 2.Meqë kutia është njëngjyrëshe, atëherë dekoroni atë me shirit me ngjyrë të kuqe, ngjyrën e dashurisë, duke e vendosur në mes. 3.Vendosni brenda kutisë një letër plastike për të mbrojtur prishjen e kutisë nga uji. 4.Prisni bishtin e trëndafilave në gjatësi pak më të madhe se sa ajo e kutisë. 5.Së fundmi vendosni trëndafilat në kuti dhe zbukuroni me një fjongë.
dua