Qysh me aktivizu Interneting Roaming në IPKO? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me aktivizu Interneting Roaming në IPKO?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Internet | 12 March 2020 | 13:14

Këtë verë, pushimet tuaja do të jenë më të lira me pakot roaming të internetit dhe min/sms në mobil. Në varësi të cilit vend planifikoni ta vizitoni, Ipko ofron pako që ju shërbejnë më së miri nevojave tuaja të komunikimit. Ja cilët janë operatorët me të cilët mund të lidheni:

  • Shqipëri – Albtelecom, Telekom Albania ose Vodafone
  • Maqedoni – One/Vip
  • Mali i Zi – M:Tel (29703)
  • Turqi – Vodafone

Secila pako vlen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi. Për t’ju funksionuar interneti në mobil, lidhuni manualisht me operatorët e lartëpërmendur. Sigurohuni që APN-ja është IPKO dhe aktivizoni “Data” dhe “Data Roaming” tek Settings.

Për të aktivizuar pakon ditore me 200 MB, e cila kushton 1.50 Euro thirrni në numrin *478*1#.
Për të aktivizuar pakon javore me 1 GB, e cila kushton 5 Euro thirrni në *478*2#.
Për të aktivizuar pakon mujore me 2 GB, e cila kushton 10 Euro ju duhet të thirrni në *478*3#.

dua