Ja si do duket udhëtimi ajror pas Covid-19

nga Argjenda Selmani

Sa ka ndryshar udhëtimi ajror pas Covid-19? Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, një gjë ka qenë e qartë. Udhëtimi ndërkombëtar ka shumë të ngjarë të jetë industria e fundit që do të kthehet në normalitet.

Ndërsa udhëtimi i brendshëm i shteteve ka të ngjarë të rifillojë normalisht brenda fundit të vitit 2020, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – organi më i lartë i industrisë për udhëtimin ajror në të gjithë botën – ka konfirmuar se udhëtimet jashtë shtetit nuk ka gjasa të kthehen në normalitet deri në vitin 2023.

Ja se si do të duket udhëtimi jashtë shtetit:

Çfarë është ‘pasaporta shëndetësore’?

Disa destinacione janë duke kërkuar të prezantojnë një pasaportë ‘shëndetësore’. Pasaportë e cila do të sigurojë që turistët të mos jenë të prekur nga viruset. Për shembull, ishulli italian i Sardenjës po shikon prezantimin e pasaportave ‘shëndetësore’ për të ndihmuar në fillimin e industrisë së turizmit.

“Kushdo që do të hipi në një aeroplan ose në një traget do të duhet të tregojë (pasaportën shëndetësore) së bashku me dokumentin e tyre të identitetit”. Kështu tha guvernatori i ishullit Christian Solinas për Arab News. Greqia, Turqia dhe Kili gjithashtu raportohet se po shqyrtojnë opsionin.

Ku do të jemi në gjendje të udhëtojmë?

Dr Tony Webber i UNSë, një ish-ekonomist dhe shefi i grupit Qantas, tha se trajektorja natyrore për lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit ka të ngjarë të jetë kjo:

  • udhëtimi brenda shtetit me makinë (i cili tashmë është i lejuar në disa shtete);

  • udhëtimi ajror brenda shtetit;

  • udhetimi nderkombetar ajror dhe makina;

  • udhëtimi rajonal ajror;

  • dhe, së fundi, udhëtimi ndërkombëtar ajror.

Si do të ndryshojë udhëtimi ajror?

Shumë linja ajrore kanë luftuar financiarisht në mes të pandemisë. Ka të ngjarë që biletat e aeroplanit të kushtojnë dukshëm më tepër. Edhe  është tregues se sa ka ndërruar udhëtimi ajror pas Covid-19. Distancimi social, i cili do të ekzistojë derisa të bëhet e mundur një vaksinë për COVID-19, do të ndikojë gjithashtu në fluturimet ajrore.

Në fillim të kësaj jave, komunikimi i transportit ajror dhe specialisti i IT SITA postoi një artikull të titulluar, A ‘New Normal’:The changing face of air transport post COVID-19, Which outlined the potential future of air travel.

Ndryshime të tjera taksative që janë bërë ndaj aeroporteve dhe aeroplanëve përfshijnë kontrollimin e temperaturës. Si dhe pastrimin më të shpeshtë të kabinës dhe testimin për COVID-19. E ardhmja duket goxha e kufizuar.