4 gabime që s’duhet t’i bëni nëse keni kafshë shtëpiake - Qysh Me nga dua.com 

4 gabime që s’duhet t’i bëni nëse keni kafshë shtëpiake

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Kafshe & Insekte | 27 May 2020 | 10:56

Kafshët shtëpiake janë shumë më tepër sesa vetëm kafshë që jetojnë në shtëpitë tona - ata janë pjesë e familjes! Dhe si pjesë e familjes, ne kemi një përgjegjësi ndaj kafshëve shtëpiake. Neve na duhet që të marrin vendimet më të mira që mundemi në emër të tyre. Duke filluar që nga para se t’i sjellim edhe në shtëpi.

 

Fatkeqësisht, jo gjithmonë kujdesi për një kafshë shtëpiake është aq i lehte sa ne do të donim të ishte! Ka shumë gabime që ne bëjmë si pronarë të kafshëve shtëpiake, por ne mund të shmangim bërjen e gabimeve të mëdha.

 

S’duhet të dështoni t’i socializoni ato

 

Ndonjëherë juve edhe mund të ju pengojë shoqërimi i qenushit tuaj me qenët e tjerë mirëpo ajo është e dmosdoshme për ta. Shoqërimi me kafshë të tjera do të ndimojë që tek qeni juaj të mos shfaqet frika ose agresiviteti ndaj të panjohurëve. Përfshi këtu edhe njerëzit. Ka shumë mënyra për t’i dhënë qenit tuaj hapësirë të shoqërohet me kafshët e tjera. Më e lehta është duke e dërguar në park ku zakonisht njerëzit shëtisin qenët e tyre.

 

Kur nuk ju jepni mjaftushëm ujë

 

Në natyrë, macet marrin pjesën më të madhe të ujit që u nevojiten nga ushqimi që hanë. Macet shtëpiake, nga ana tjetër, shpesh ushqehen me ushqim të thatë, i cili mund të çojë në dehidrim kronik dhe një sërë problemesh shëndetësore më vonë në jetë. Për ta mbajtur macen tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar, është e rëndësishme t'i servoni shumë ujë të freskë. Sigurisht preferohet edhe zgjedhja e ushqimit të lagësht ose trajtimet e lagura për macen tuaj do t'ju ndihmojë të mbani mace të hidratuar gjithashtu.

 

Kur supozoni se kafshët e vogla duan më pak kujdes

 

Shumë njerëz supozojnë se kafshët e vogla janë më të lehta për t'u kujdesur për to. Por në realitet, madhësia e një kafshe nuk është një tregues i shkëlqyeshëm se sa kohë dhe përpjekje kërkojnë të kujdesen!

 

Për shembull, shumë peshq kërkojnë temperatura specifike të ujit dhe ushqehen saktësisht me kohë. Njëjetë edhe hardhucat kanë nevojë për kushte shumë të veçanta edhe në mjediset e tyre. Sigurohuni që të bëni hulumtimin përpara se të sillni në shtëpi çdo lloj kafshë, pavarësisht nga madhësia apo speciet e tyre!

 

Kur nuk ju ofroni mjaftueshëm ushtrime

 

Secila kafshë ka nevojë për stërvitje, pavarësisht nga speciet ose madhësia! Mungesa e stërvitjes është një nga shkaqet më të mëdha të problemeve shëndetësore dhe të sjelljes tek kafshët shtëpiake, kështu që është e rëndësishme të siguroni shumë mundësi për stërvitje në formën e shëtitjeve, kohës së kaluar me ta së lojës dhe lodrave. Nëse nuk jeni në gjendje t'i kryeni këto ju këshillojmë ta konsideroni edhe njëherë se a duhet të mbani kafshë shëtpiake apo jo.

 

dua