Qysh me u kujdes për kafshë shtëpiake? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me u kujdes për kafshë shtëpiake?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Kafshe & Insekte | 09 September 2020 | 09:13

1. Planifikoni planin tuaj buxhetor për përkujdesje ndaj kafshës suaj shtëpiake. Edhe pse për kafshën shtëpiake nuk duhen shpenzime të mëdha, nuk do të thotë që nuk do të keni asnjë shpenzim. Vizitat tek veterineri, sidomos muajt e parë do jenë të shpeshta dhe të shtrenjta.

kafshe 4

2. Sapo të merrni kafshën shtëpiake sigurohuni se do ta dërgoni tek veterinari menjëherë për të kontrolluar nëse kafsha është plotësisht e shëndetshme. Do ketë nevojë për vaksina e shumë vizita të nevojshme.

kafsha 2

3. Sigurohuni që kafsha juaj shtëpiake të konsumojë ushqime të cilat përmbushin nevojat ushqimore ditore të saj. Ushqimet duhet të jenë të ndryshme për secilin vakt nëse mundni. Ashtu si keni ju nevojë për shumllojshmëri në ushqim, ashtu edhe kafsha juaj ka nevojë për vitamina e ushqim të shëndetshëm.

kafsha 1

4. Kafshën tuaj shtëpiake duhet ta pastroni të paktën 1 herë në 2 javë, që ata të qëndrojnë të shëndetshëm. Sigurohuni që të blini shampo të posatshme për lëkurën e kafshës dhe mësoni të mos i lani tek veshët për të shmangur infeksione. 

dua