Qysh me u kujdes për lepujt si kafshë shtëpiake? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me u kujdes për lepujt si kafshë shtëpiake?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Kafshe & Insekte | 02 July 2020 | 14:59

Kur mendojmë për lepujt mendojmë ngrohtësinë, veshët e lëshuar dhe sytë e mëdhenj. Duke ju thënë të gjithatë këto, pse të mos e mbani lepurin si kafshë shtëpiake?

 

 Pjesa më e rëndësishme është se lepujt janë kafshë të shëndetshme që mund të bëjnë shoqeri të shkëlqyer. Sidoqoftë, si çdo qenie që është unike në mënyrën e tij duhet të përshtatet me pronarin. Lepujt janë krijesa delikate që kërkojne kujdes të madh. Ata kanë veshë të gjatë që qëndrojnë drejtë ose anash. Aktualisht veshët u shërbejnë për diçka, ato e ndihmojnë lepurin të ngrohet apo të freskohet, sipas nevojës. 

 

Shtepi të qetë

 

Nga natyra, lepujt zakonisht janë të turpshëm, të trembur dhe kanë një personalitet të qetë. Lepujt bëhen shumë të sjellshëm dhe të dashur me pronarët e tyre në një ambient të qetë, të butë dhe të kujdesshëm. 

Në rast se keni fëmijë parashkollorë që dëshirojnë të luajnë lojëra luftarake, atëhere ju duhet t’i mbani lepujt si kafshë shtëpiake. Në nje shtëpi të qetë, pa zhurmë, lepujt do të ishin kafshë të mahnitshme.

 

Ushqimi

 

Të gjithë lepujt i duan mollët, karrotat, portokajtë dhe brokolin. Sidoqofte, nuk duhet t’i ushqeni në masë të madhe me lakër sepse mund të jetë e rrezikshme. Kur fillojnë të rriten dhëmbet e lepurit ka shumë rëndësi te mbahen në gjatesi normale, sepse pastaj mund të ketë probleme me gojën dhe nuk do mund të ushqehet mirë. 

Lojërat

Jepini atij një lodër për ta përtypur ose ta dërgoni tek veterinari. Sa i përket strehimit, ju mund t’i mbani ata në një kotec apo edhe brenda në shtëpi. Duhet vetëm të siguroheni që është gjithçka në rregull gjatë dimrit në temperaturat e ftohta dhe verës në ato të nxehta. Po ashtu do të ishte mirë ta dërgoni tek veterineri sepse ai do t’i kontrollojë zemrën, mushkërite, veshët dhe nëse dhëmbët e tij janë në gjatësine e duhur.

dua