Qysh me vepru për të fshirë automatikisht historinë tuaj në Google? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me vepru për të fshirë automatikisht historinë tuaj në Google?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Kompjuter | 29 June 2020 | 14:27

Google mbledh dhe mban mend informacione në lidhje me veprimtarinë tuaj, përfshirë uebin tuaj, kërkimin dhe historinë e vendndodhjes. Google tani fshin automatikisht historinë për përdoruesit e rinj pas 18 muajsh, por do ta ruaj përgjithmonë historinë nëse e keni aktivizuar më parë këtë funksion me opsionet e paracaktuara.

 

Si një përdoruese e google do t’ju shpjegoj se cfarë duhet të bëni që Google të fshijë të dhënat tuaja pas 18 muajsh. Së pari do t’ju duhet të futeni tek Cilësimet e Aktivitetit tuaj dhe të ndryshoni këtë opsion. Gjithashtu mund t'i tregoni Google që të fshijë aktivitetin pas tre muajsh ose të ndalojë mbledhjen e aktivitetit tuaj tërësisht.

 

Image

Për të gjetur këto mundësi, drejtohuni tek faqja e Kontrollit të Aktivitetit dhe futuni në llogarinë tuaj në Google nëse nuk jeni të regjistruar tashmë. Klikoni në opsionin "Auto-fshirje" nën Aktivitetin e Uebit dhe Aplikacionit.
Zgjidhni kur doni të fshini të dhënat — pas 18 muajsh ose 3 muajsh. Klikoni "Next" dhe konfirmoni për të vazhduar.

Image

Duhet të jeni të vetëdijshëm se: Google përdor këtë histori për të personalizuar përvojën tuaj, përfshirë rezultatet dhe rekomandimet e kërkimit tuaj në internet. Fshirja e tij do ta bëjë përvojën tuaj të Google më pak "të personalizuar".

Shkoni poshtë në faqe dhe përsëriteni këtë proces për llojet e tjera të të dhënave që mund të dëshironi të fshini automatikisht, përfshirë Historikun e Vendndodhjes dhe Historinë e YouTube.

Image

Mund të çaktivizoni gjithahstu mbledhjen e historisë së aktivitetit ("pauzë") duke klikuar rrëshqitësin në të djathtë të një lloji të të dhënave. Nëse është blu, është e aktivizuar. Nëse është gri, është i pa-aktivizuar.

Nëse opsioni "Fshirja automatike" për një lloj të të dhënave të historisë është bërë gri, kjo është për shkak se keni ndaluar mbledhjen e atyre të dhënave.

Image
 
Mund të drejtoheni edhe tek faqja "Aktiviteti im" dhe të përdorni opsionin "Fshi aktivitetin me" në shiritin e majtë për të fshirë lloje të ndryshme të të dhënave të ruajtura në llogarinë tënde Google.
dua