Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë edhe pas gjetjes së vaksinës

nga Flogerta Driza

Ekziston një shans i mirë që koronavirusi mos të largohet kurrë. Edhe pasi të zbulohet një vaksinë, koronavirusi ka të ngjarë të mbetet aktiv për dekadat e ardhshme, duke qarkulluar mes popullatës në botë.

Ekspertët i quajnë sëmundje të tilla, sëmundje endemike – duke u rezistuar rreptësisht përpjekjeve për t’i zndukur ato. Mendoni fruthin, HIV, ebola etj.

Vërtetë është dicka shqetësuese të mendosh një botë koronavirus pa një fund të parashikueshëm. Por ekspertët në epidemiologji / planifikim katastrofash dhe zhvillim vaksinash thonë se përqafimi i këtij realiteti është thelbësor për fazën tjetër të përgjigjes ndaj pandemisë. 

Natyra afatgjatë e covid-19, thonë ata, duhet të shërbejë si një thirrje për të përgatitur publikun në masë.

Me kaq shumë pasiguri, këmbëngulja e virusit të ri për të qëndruar është një nga gjërat e pakta për të cilën jemi të sigurt se do jetë vërdall në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë që situata do të jetë gjithmonë kaq e rëndë. 

Tashmë ekzistojnë katër koronaviruse endemikë që qarkullojnë vazhdimisht, duke shkaktuar ftohjen e zakonshme. Shumë ekspertë mendojnë se ky virus do të jetë i pesti. Efektet e tij do të bjerë me kalimin e kohës ndërsa përhapet imuniteti dhe trupat tanë përshtaten me të.

Tani për tani, shumica e njerëzve nuk janë infektuar dhe mbeten të ndjeshëm. Sëmundja ende mbetet tejet e transmetueshme, sidomos në javët e fundit. Madje edhe në vendet që fillimisht arritën ta mposhtnin atë. Fatkeqsisht do vazhdojë të qarkullojë midis popullatës edhe për disa kohë.

“Ky virus është këtu për të qëndruar,” tha Sarah Cobey, një epidemiologe dhe biologe evolucionare në Universitetin e Çikagos. “Pyetja është, si të jetojmë në mënyrë më të sigurt?”

Luftimi i sëmundjeve endemike kërkon të menduarit me plane afatgjata, përpjekje të vazhdueshme dhe koordinim ndërkombëtar. Vulosja e virusit mund të zgjasë me dekada – nëse ndodh që të izolohet. Përpjekjet e tilla kërkojnë kohë, para dhe, mbi të gjitha, vullnet politik.

Ndërkohë, disa shtete po nxitojnë përpara për të rihapur ekonomitë e tyre. Edhe ata që lëvizin më me kujdes nuk kanë krijuar mjete për të matur atë që po punon apo jo. Ky ëhstë pikërisht një tipar kryesor për çdo eksperiment të zgjatur shkencor. Dhe në të vërtetë, të gjithë jemi ende në fazë eksperimentimi pa rezultate përfundimtare.