Qysh me ditë ma shumë për ujin? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë ma shumë për ujin?

Qysh Me Qysh Me | Kuriozitete | 02 June 2020 | 13:00

Uji është burim i çmuar por edhe i kufizuar. A e dini se Uji që ekziston sot është i njëjti i bilionë viteve më parë. Për këtë arsye edhe quhet burim i kufizuar, por i riciklueshëm. Uji është gjithmonë në lëvizje: në oqeane, në lumenj, në tokë dhe në atmosferë.

Uji mbulon më shumë se 80 % të tokës dhe gjendet në oqeane, liqene, lumenj, i ngrirë në akullnaja si dhe nën tokë. 97% e ujit të tokës është ujë i kripur, të cilën njerëzit dhe kafshët nuk mund ta pijnë, dhe nuk është i përshtatshëm për bimët. Pra vetëm 3 % mbetet ujë i freskët. 45 % e ujit përdoret në tualet.

Cikli i ujit në natyrë
Dielli me energjinë e tij ngroh tokën e cila e transferon avullin që del nga oqeanet, deti dhe toka në atmosferë. Avulli nga atmosfera formon më pas retë. Retë ndikohen nga karakteristikat e motit, të cilat varen gjithashtu nga sipërfaqja e tokës. Ndonjëherë retë duke qënë në kontakt me rrymat e ftohta kondensohen dhe formojnë mjegullën ose ndonjëherë bien në tokë në formën e shiut që grumbullohet në sipërfaqen e ujit dhe tokës. Më pas ndodhë riciklimi i ujit, ose rikthimi i ujit përsëri në atmosferë.

Sa ujë përdorim?
Evropianët konsumojnë mesatarisht 100-320 litra ujë në ditë për përdorim shtëpiak, varësisht nga shteti. Konsumimi shtëpiak i ujit përfaqëson rreth 15% të përdorimit të përgjithshëm të ujit në Evropë, që është më pak se gjysma e vëllimit e përdorur për bujqësi, e cila merr një të tretën e vëllimit të ujit. Mesatarisht, vetëm 3% e ujit të rubinetës përdoret për pirje. Pjesa dërmuese përdoret për të shtyer ujin e papastër të tualetit, për larje, dhe për ujitje të oborreve.

Rëndësia e ujit
Po ti, a e di  sa ujë përdor? Një dush: 35-75 litra Një banjë: 80 litra Një shtyerje e ujit në tualet: 8 litra Lavatriçja: 65litra Pjatëlarësja: 25 litra Një larje e veturës: 400-480 litra.

Ja disa mënyra kryesore për të ruajtur ujin dhe evituar thatësirat

 • Mos e çoni ujin dëm. Përdoreni atë përseri si për shembull: për të ujitur lulet
 • Kur ujisni oborrin përpiquni mos të ujisni edhe trotuarin ose rrugën përpara shtëpisë.
• Gjatë thatësirave dëgjoni rregullat nga autoritetet. Ato duan të sigurohen që ka mjaftueshëm.
• Bëni dushe të shkurtra duke përdorur kështu më pak ujë.
• Mos e lini rubinetin hapur kur lani dhëmbët ose shkumosni duart / fytyrën.
• Ndaloni së përdoruri lodrat me ujë në oborr. Kur të përfundojë thatësira ju mund t'i përdorni ato përsëri. 

Fëmijët mund të kryejnë një rol shumë të rëndësishëm për të mësuar të tjerët për rëndësinë e ruajtjes së ujit si edhe hapat që duhen ndjekur duke filluar nga bashkëmoshatarët, familja, shkolla, fqinjët, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Departamenti i Ujërave.    

dua