Kur do të jetë gati një vaksinë për koronavirusin? - Qysh Me nga dua.com 

Kur do të jetë gati një vaksinë për koronavirusin?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Kuriozitete | 02 April 2020 | 16:40

Në 3 mars të 2020-ës, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive Anthony Fauci u tha senatorëve amerikanë, "Do të duhet të paktën një vit e gjysmë të kemi një vaksinë që mund të përdorim." 

 

Kjo mund të duket si një kohë e gjatë për zyrtarët e shëndetit publik, sidomos tani që jemi zyrtarisht në alarm pandemie. Por nëse është e vërtetë, në të vërtetë po vendoset një rekord.

Shumica e vaksinave zgjasin nga pesë deri në 15 vjet për të dalë në treg. Kështu u shpreh Jon Andrus, një profesor ndihmës i vaksinologjisë globale në Institutin Milken të Shëndetit Publik në Universitetin George ëashington.

 

Arsyeja pse zakonisht kërkon kaq shumë kohë vjen për shkak të një kombinimi faktorësh

 

E para, është marrja e një vaksine kandidate që është e gatshme për ta provuar. Kjo pjesë e procesit të zhvillimit të vaksinave, e njohur si zbulim, është përdorur për vite të tëra. Por tani, me evolimin e teknologjisë biologjike, koha është reduktuar ndjeshëm.

 

Megjithatë, të gjitha këto përparime nuk mund të përshpejtojnë kohën që duhet për të monitoruar me përpikëri se sa mirë funksionojnë këto vaksina tek njerëzit. Gjykimi klinik, një parakusht për sjelljen e një vaksine në treg, është pengesa e vërtetë. 

 

Secila ndodh në tre faza

 

Faza 1, përfshin vetëm disa dhjetra vullnetarë të shëndetshëm dhe ka për qëllim të vlerësojë nëse vaksina është e sigurt. Kjo zgjat rreth tre muaj. 

Faza 2, përfshin disa qindra njerëz do të provojnë vaksinën, në mënyrë ideale në një zonë ku ka shpërthyer Covid-19. Shkencëtarët do mbledhin të dhëna se sa mirë nxit prodhimin e antitrupave kjo vaksinë. Kjo zgjat gjashtë deri tetë muaj. 

Nëse gjithçka shkon mirë futemi në Fazën e 3. Në këtë rastë merren mijëra testues që ekperimentojnë me vaksinën. Koha këtu varion nga gjashtë deri në tetë muaj.

 

Pastaj një agjenci rregullatore, si Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ose në këtë rast ajo e shteteve të tjera, duhet të rishikojë të gjitha të dhënat para se të marrë një vendim nëse do të aprovojë vaksinën. Kjo mund të zgjasë nga disa muaj deri në një vit.

 

Nëse i bëtë llogari deri më tani, kjo do të thotë se një version i aprovuar për përdorim publik nuk do të jetë në dispozicion deri në fund të verës të vitit 2021.  Dhe kjo nëse asgjë nuk shkon keq. Andrus shprehet se kjo është një arritje e madhe për shkencën, edhe pse mund të mos duket e tillë. 

 

Megjithatë, ne shpresojmë të gjithë, që gjithçka të shkojë mirë, dhe të kemi një vaksinë sa më shpejtë. 

dua