Qysh janë emëruar ditët e javës? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh janë emëruar ditët e javës?

Qysh Me Qysh Me | Kuriozitete | 10 May 2020 | 11:44

Nuk është e vërtetë që shtatë ditët e javës lidhen me faktin që perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe të shtatën e la pushim. Kjo do të ishte fare pa kuptim. E vërteta është se çdo ditë jave lidhet me një planet që atëherë konsiderohej si perëndi pagane.

Njerëzit e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore, e diela, ka marrë emrin e Diellit, sepse dhe në anglisht: sunday-sun+day që do të thotë dita e Diellit, perëndisë së dritës dhe krijimit të jetës. Ja si e kanë marrë emrin të gjitha ditët:

Hëna: e hënë (italisht: luna-lunedi, anglisht: moon-monday)
Marsi: e martë (italisht: marte-martedi)
Merkuri: e mërkurë (italisht: mercurio-mercoledi, frëngjisht: mercure: mercredi)
Jupiteri: e enjte (italisht: giove-giovedi)
Venusi: e premte (italisht: venere-venerdi, frëngjisht: venus-vendredi)
Saturni: e shtunë (anglisht: saturn -saturday)
Dielli: e diel (anglisht: sun -sunday, gjermanisht: sonne -sonntag)

Pra secilës perëndi i kushtuan një ditë të veçantë dhe pikërisht në ditën e tyre luteshin në tempullin përkatës. Për shembull romakët i luteshin Marsit (perëndisë së luftës) ditën e martë në tempullin e tij për të fituar betejën. Të dashuruarit luteshin në tempullin e Afërditës.

dua