Qysh me dit katër mite dhe katër fakte rreth Koronavirus? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me dit katër mite dhe katër fakte rreth Koronavirus?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Kuriozitete | 07 May 2020 | 14:37

Rreth Koronavirusit ka shumë mite dhe fakte të cilat nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Sigurisht kjo vjen nga frika dhe padituria. Kjo është diçka në fakt që shqetëson edhe shkenctarët sepse edhe ata nuk dinë shumë rreth këtij virusi.

 

Megjithatë, ne po ju sjellim katër mite dhe fakte që tashmë shkenca i merr të mirëqëna.

 

Miti: Virusi nuk është i ri - kam parë emrin Coronavirus edhe në produktet e shitura vitin e kaluar.

 

Fakt: Shprehja koronavirusi i ri do të thotë se është një lloj i ri i COVID-19, i cili nuk është zbuluar më parë. Koronavirus është familja e viruseve dhe arsyeja pse njerëzit mund të kenë parë 'Koronavirusin' në etiketat është se kjo i referohet llojeve të mëparshme të virusit.

Për këtë koronavirus të ri përdoren disa emra. Organizata Botërore e Shëndetit e ka quajtur sëmundjen COVID-19, por vetë virusi quhet SARS-CoV-2.

 

Miti: Antibiotikët janë joefektive kundër Coronavirus dhe asgjë nuk mund t'ju mbrojë.

 

Fakt: “Njerëzit janë të shqetësuar prej Koronavirusit të ri dhe kërkojnë të kuptojnë hapat që duhet të ndërmarrin për të mbrojtur sa më mirë veten e tyre. Nuk është e saktë të pretendosh se nuk ka asgjë që mund të bëhet në këtë drejtim. Rastet e të shëruarve tregojnë të kundërtën."

 

Miti: Përhapet vetëm nga disa ‘super-përhapës’.

 

Fakti: Termi "super-përhapës" është i paqartë dhe i padobishëm. Virusi nuk ka ende një përcaktim të qartë shkencor. Kur përdorni termin ‘super-përhapës’, njerëzit zakonisht i referohen një personi që infekton më shumë njerëz se zakonisht. Statistikat tregojnë diçka ndryshe.

 

Mesatarisht, bartësi i infeksionit infekton dy deri në tre persona me virus. Kjo është thjesht një mesatare, disa infektojnë më pak ndërsa disa infektojnë më shumë. Ata që infektojnë më shumë njerëz zakonisht e bëjnë këtë sepse vijnë në kontakt me një numër të madh të njerëzve për shkak të punës së tyre ose kushteve të jetesës. Kjo ndodh përpara se të shfaqin ndonjë simptomë.

 

Miti: Ushqyerja e shëndetshme mund të parandalojë koronavirusin

 

Fakti: Njerëzit nuk mund të parandalojnë infeksionin e koronavirusit përmes dietës. Sidoqoftë, një stil i shëndetshëm i jetës duke përfshirë dietën e ekuilibruar ka një domethënie pozitive në mirëmbajtjen e një sistemi imunitar të fortë. Pra, ushqyerja e shëndetshme në fakt vetëm rrit imunitetin, e kjo është mbrojtje e mirë, por nuk garanton parandalimin nga infektimi.

 
dua