Qysh me ditë si me i luftu pandemitë e së ardhmes? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë si me i luftu pandemitë e së ardhmes?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Kuriozitete | 24 March 2020 | 13:25

Përhapjet e fundit të pandemisë kanë hedhur një dritë të ashpër në standardin e kujdesit shëndetësor parësor në tregjet në zhvillim dhe jo vetëm. 

 

Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës të KB pothuajse gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në kujdesin shëndetësor. Ky raport tregon se 56% e njerëzve që jetojnë në zonat rurale në të gjithë botën nuk mund të kenë qasje në kujdesin shëndetësor.

 

Gjatë shpërthimit të pandemisë, kujdesi shëndetësor parësor është linja e parë e mbrojtjes, por qasjet reaksionare ndaj shpërthimeve të fundit nënvizojnë se sa komuniteti global i shëndetit ka lënë pas dore sistemin e kujdesit shëndetësor.

 

Nëse duam të parandalojmë ose menaxhojmë me sukses shpërthimet në të ardhmen, duhet të investojmë në kujdesin shëndetësor.

 

Investimet duhet të përqendrohen në tre fusha kryesore:

 

· Zgjerimi i partneritetit publik-privat (PPP);

· Miratimi i teknologjive të reja;

· Trajnimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor.

 

Një qasje me tre drejtime

 

Për të luftuar në mënyrë efektive sëmundjet infektive, duhet të bashkëpunojmë. Ministritë e shëndetësisë duhet të përfitojnë nga inovacioni në sektorin privat dhe, nga ana tjetër, të edukojnë biznesin në lidhje me efektet e pandemive ndaj tyre.

 

Përhapja e sëmundjeve infektive shpesh përshpejtohet nga komunitetet që refuzojnë të kërkojnë trajtim ose vendosin masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të një sëmundje infektive. Stafi i trajnuar jo vetëm që siguron mbledhjen e saktë të të dhënave, por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në edukimin e këtyre komuniteteve për rolin e tyre në menaxhimin e pandemisë.

 

Ndikimi i botës që na rrethon

 

Jo e gjithë kjo është teori. Ne kemi shembuj të botës reale që demonstrojnë fuqinë e PPP-ve në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor në nivel komuniteti ose krijimi i Qendrave për Jetën e Komuniteteve (QJK).

QJK-të, PPP-të dhe Qeveria e Shtetit, duhet të ofrojnë një qasje të qëndrueshme të drejtuar nga komuniteti për forcimin e kujdesit shëndetësor.

 

Si të luftojmë shpërthimet në të ardhmen

 

Kemi zbuluar që forcimi i kujdesit shëndetësor duhet të fillojë me aksesimin e kujdesit shëndetësor për njerëzit në komunitete individuale. Duke siguruar një akses më të madh jemi në gjendje të diagnostikojmë dhe marrim sinjale paralajmëruese të hershme dhe simptoma. Në këtë mënyrë reagojmë më shpejt në rastin e shpërthimeve infektive.

 

Kemi mësuar gjithashtu se mungesa e infrastrukturës mund të tejkalohet duke përdorur teknologji - veçanërisht pajisjet mobile - të lidhura me një spital rajonal ose qendra telefonike. Teknologjia ka një rol kryesor për të luftuar pandemitë. Si dhe personeli mjekësor i trajnuar dhe i pajisur mirë.

 

Më e rëndësishmja, kemi mësuar se krijimi i mënyrave të reja të ofrimit të kujdesit do të ndërtojë komunitete më të forta dhe më elastike. Do ta bëjë kujdesin shëndetësor shumë më të arritshëm dhe të përballueshëm.

 

Një strukturë e fortë e kujdesit shëndetësor jo gjithmonë do të parandalojë shfaqjen e pandemive ose epidemive, por do të ndihmojë në menaxhimin e tyre në mënyrë më efektive, duke kufizuar impaktin e tyre socio-ekonomik.

dua