Qysh me i ditë vlerat ushqimore të gjalpit të kikirikut? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë vlerat ushqimore të gjalpit të kikirikut?

Qysh Me Qysh Me | Kuriozitete | 17 May 2020 | 10:10

Gjalpi i kikirikut përmban proteina dhe fibra dhe është ideal për vegjetarianët që të marrin proteinat e nevojshme.
Përveç kësaj, nëse lloji i gjalpit të kikirikut bëhet vet nga kikiriku pa shtesa të tjera, mund të përfitoni edhe vitaminën B niancin, hekurin, kaliumin dhe vitaminën E. Kikiriku i cili bën pjesë në grupin e frutave të thata, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit, ndërsa nëse nuk përmban krip apo sheqer është ideal për diabetikët.
Ngrënia e 35 gram gjalp kikiriku i ofron organizmit të njeriut këto vlera ushqyese:
Proteina 15%, Fibra bimore 15%, Vitamine E 20%, Jod 5%, Hekur 10%, Zink 10%, Triptofan 35% si dhe 210 kalori!
Gjalpi i kikirikut ka yndyra organike bimore, të cilat përthithen lehtë nga organizmi. Ai është i pasur në yndyrna esenciale të dobishme për sistemin kardiovaskular dhe shëndetin mendor. Studimet e ndryshme kanë treguar se ngrënia e gjalpit të kikirikut mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit. Femrat të të cilat hanë rregullisht kikirikë kanë 39 për qind më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjet beninje të gjirit nga mosha.

dua