Qysh me mbajt mend emrat e personave që sapo njihni? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me mbajt mend emrat e personave që sapo njihni?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Kuriozitete | 22 May 2020 | 16:27

Në jetë ju ndodh që të njohni persona të ndryshëm, por ndodh edhe t'i harroni emrat e tyre. Këtu do të keni disa teknika që të mos harroni emrin e dikujt që sapo keni takuar.

Sigurisht, në fillim pyesni për emrin e personit që doni të mësoni e ta mbani mend. :D

Ndërsa ju tregon emrin shikoni ndonjë pjesë të fytyrës që është me të vërtetë e veçantë (bëni me kujdes që mos t'ju vërejë). P.sh. nëse ka ndonjë shenjë në fytyrë, ndonjë nishan apo gjëra që e dallon nga të tjerët. 

Pa rënë në sy edhe këtu, futni në mendje emrin dhe fytyrën e personit duke përdorur ndonjë veti qesharake. Një shaka apo batutë çfarëdo, si për të çliruar tensionin e momentit. Kështu do mund ta kujtoni sa herë ju kujtohet batuta.

Përsëritni disa herë emrin e tij/saj gjatë bisedës. Herën tjetër kur ta shihni personin vëreni veprimet apo mimikën e tij, dhe automatikisht do t'ju kthehet paramendimi që e keni pasur, e me këtë do ju kujtohet edhe emri.

dua