Qysh me ndërru emrin? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ndërru emrin?

Qysh Me Qysh Me | Kuriozitete | 12 May 2020 | 10:46

Ndërrimi i emrit është i rregulluar me ligj. Për më tepër lexoni kapitullin që flet për ndërrimin e emrit në ligjin e Kosovës.

Sipas nenit 10 qytetari ka të drejtë në korrigjimin dhe ndërrimin e emrit personal. Mënyra e korrigjimit te emrit personal është si vijon; Nëse në regjistrat e gjendjes civile janë bërë gabime gjatë regjistrimit në emrin personal, qytetari ka të drejtë në korrigjimin e emrit personal në vendin e lindjes ku mbahet regjistri i gjendjes civile.

Qytetari i moshës se mitur mund ta korrigjojë emrin personal në baze të kërkesës së bërë nga përfaqësuesi ligjore apo përfaqësuesi i autorizuar. 11.3. Korrigjimi nuk mund të ndryshojë kuptimin dhe përmbajtjen e emrit personal.

Pengesat për ndërrimin e emrit personal
Qytetarit kundër të cilit zhvillohet procedura për vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare i cili është dënuar për vepër të këtillë penale, derisa nuk i është ekzekutuar dënimi ose gjithnjë derisa të vazhdojnë pasojat juridike të dënimit, si dhe as personit për të cilin konstatohet se kërkesën e ka paraqitur për t’iu shmangur detyrimeve të përcaktuara me ligj, nuk do t’i lejohet ndërrimi i emrit personal. 

 
dua