Qysh Me - Kërko - Qysh Me Apliku per pasaporte te humbur – demtuar per personat nen 16 vjec? 
Kyçu

Qysh Me Apliku per pasaporte te humbur – demtuar per personat nen 16 vjec?

Qysh Me Qysh Me | Ligjore | 18 March 2011 | 13:58
Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:
  1. Fëmija duhet të jetë prezent në QKRC
  2. Certifikat a e lindjes së fëmijës (aplikuesit).
  3. Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit.
  4. Dëshmia për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi);
  5. Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër.
  6. Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
  7. Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
  8. Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
  9. Raportin policor origjinal për humbjen e pasaportës i cili duhet të jetë më i ri se 3 muaj.
  10. Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga gjykata kompetente për konfiskimin e pasaportave.
  11. Dëshminë për shpalljen publike për humbjen e pasaportës.
  12. Dëshminë për pagesën e pasaportës.
  Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje Burimi: http://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/DokumentetUdhetimit.aspx

Komentet

Të Ngjajshme

dua