Qysh Me nga dua.com - Qysh me i ruajtë ngjyrat e rrobave? 

Qysh me i ruajtë ngjyrat e rrobave?

Qysh Me Qysh Me | Mirembajtje shtepiake | 08 June 2017 | 17:43
Rrobat me ngjyra janë gjithmonë interesante për t’u kombinuar dhe nuk duhet të mungojnë në asnjë gardërobë. Por, ato kanë nevojë për një kujdes special, pasi mund të zbehen dhe ta humbasin ngjyrën shumë më shpejt sesa rrobat e errëta, apo të çelëta. Për ta ruajtur ngjyrën sa më gjatë, duhet larë me kujdes, duke ndjekur udhëzimet përkatëse. Grupojini rrobat sipas nuancave që kanë ngjyrat. Të errëtat lahen bashkë, të bardhat ose të çelëtat bashkë. Në rast se kemi një sasi të madhe rrobash me ngjyra, atëherë i grupojmë brenda llojit. Kontrolloni me vëmendje nëse ka njolla të forta Lani në temperatura të ulëta për të ruajtur ngjyrën dhe shkëlqimin e rrobave Preferohet të lani rrobat në temperatura shumë të larta, për të ruajtur shkëlqimin e tyre. Hapini rrobat në tel për t’u tharë në mënyrë natyrale. Evitoni përdorimin e makinës tharëse, pasi kjo mund t’i dëmtojë ngjyrat dhe nëse ka ndonjë njollë që na ka shpëtuar, makina tharëse e fikson më keq atë.
dua