Qysh me kriju ngjyrë për rroba? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me kriju ngjyrë për rroba?

Qysh Me Qysh Me | Mirembajtje shtepiake | 05 May 2017 | 12:35
Nevojiten:
  • material pambuku i bardhë
  • boronica
  • ujë
  • kripë.
1.Për të ngjyrosur materialin me boronica, ajo duhet të trajtohet së pari me kripë. Kombinoni ½ gote kripë në 8 gota ujë. 2.Shtoni materialin në tenxhere, dhe lejoni të vlojë për 1 orë. 3.Për ta bërë ngjyrën kombinoni 2 gota ujë me 1 gotë boronica. Vlojnë për 1 orë, pastaj ulet pak temperatura dhe lihen për 40 minuta të tjerë. Shtypni boronicat për të lëshuar më shumë ngjyrë. 4.Kulloni boronicat pastaj, dhe ujin e shtoni në tenxheren me material. Lejoni materialin të qëndrojë në ngjyrë për 24 orë, duke përzierë me raste. 5.Shpërlani pastaj materialin me ujë të ftohtë.
dua