Qysh me organizu frigoriferin? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me organizu frigoriferin?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Mirembajtje shtepiake | 27 April 2020 | 12:53

Një frigorifer i organizuar mirë dhe me shumë ngjyra ju ofron kënaqësi vetëm ta shikoni. Por në të vërtetë, një frigorifer i organizuar ju kursen kohë dhe para.

 

Nëse e dini saktësisht se çfarë ka brenda tij, pazari ushqimore dhe gatimet bëhen më të efektshme. Kur frigoriferi është i organizuar mirë ka më pak mbeturina ushqimore dhe erë të pakëndshme. Mirëpo organizimi i frigoriferit nuk është gjithmonë gjë e lehtë. Megjithatë atë mund ta arrini nëse ndiqni disa hapa të thjeshtë.

 

Kategorizioni ushqimin brenda frigoriferit

 

Pasi ta keni pastruar mirë frigoriferin ju duhet të kateorizioni ushqimet që keni brenda tij. Nisur nga produket që keni. Me shumicë apo me pakicë ndani produktet e qumshtit veçmas, pijet veçmas e perimet veçmas gjithashtu.

 

Mirëpo ku e ka vendin secila?

 

Shumica e njerëzve e mbajnë qumështin në raftin e sipërm ose në derë, por ai duhet të shkojë në pjesën e prapme të raftit të poshtëm, ku është më  ftohtë.

E njëjta gjë vlen edhe për vezët: Ruani vezët në kartonat e tyre origjinale në raftet e mesme ose të sipërme, ku temperaturat janë më të qëndrueshme. Rezervoni derën e frigoriferit për kremrat, gjalpët, djathrat e butë dhe lëngjet e përpunuara.

 

Po ushqimi i fëmijëve?

 

Nëse keni fëmijë të vegjël, ngjitni ushqimet e tyre në nivelin e syve, në mënyrë që ata lehtë t'i kapin pa bërë rrëmujë. Ju mund të rezervoni një kosh të veçantë për secilin fëmijë ose t'i hedhni të gjitha ushqimet e tyre në një vend. Mirëpo është e rëndësishme që të përcaktoheni.

 

Çfarë ju duhet tjetër?

 

Për organizmin më të mirë të frigoriferit ju duhen edhe kutia shtesë. Blini kuti plastike por të tejdukshme. Ato të do të ndihmojnë të shihni se çfarë ka brenda tyre. Kësisoj ju nuk do të bëni tollovi gjatë kërkimit në frigorifer. Blini gjithashtu mbajtëse për shishe. Edhe ato d të ja u lehtësojnë organizimin e shisheve brenda frigoriferit.

dua