Qysh me pastru njollat më të vështira me disa hile të thjeshta? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me pastru njollat më të vështira me disa hile të thjeshta?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Mirembajtje shtepiake | 30 April 2020 | 12:00

Shumë njolla shpesh shndërrohen në mankth, sidomos nëse janë në rrobat tona të preferuara. Me ndihmën e këtyre hileve shtëpiake njollat do të largohen ‘si në reklama’.

Buzëkuqi - Për heqjen e buzëkuqit ndihmon një topth tul ibuke. Ngjyrat e forta të buzëkuqeve janë shumë tërheqëse, megjithatë, problemi qëndron kur ato përfundojnë në rroba. Ajo që e komplikon edhe më shumë është ai se buzëkuqet e sotshëm përkatësisht qëndrojnë më shumë në buzë apo dhe pëlhyrë. Këtu na vjen në ndihmë buka e bardhë.
Hiqiani koren dhe më pas nga tuli i bukës bëni një topth. Fërkoni shenjën e buzëkuqit me bukë. Kjo do të ndihmojë që shenja të hiqet nga materiali. Më pas lajeni si zakonisht.

Shenjat e vajit dhe markeri - Njollat e vajit dhe markeri mund të duken të rënda, megjithatë, do të hiqen me shpejtësinë e dritës nëse përdorni llak për flokë ose përbërës për dezinfektim e duarve. Lëreni të qëndrojë 10 minuta, më pas lajeni në lavatriçe me temperaturë të lartë.

Njollat nga bari - Trajtoni njollën me kombinim të hidrogjenit dhe testit të enëve. Është treguar se ky përbërës i përbërë nga përzierja e hidrogjenit, sodës bikarbon dhe ujit të nxehtë, është shumë i suksesshëm. Mbeturinat e barit shumë mirë i absorbon edhe shkumësi i bardhë i shkollës.

Dylli (qiriu) - Hilja shtëpiake që është zbuluar nga gjyshet tona për dyllin e ngrirë është: Merrni një letër gazete, e më pas vendoseni mbi pëlhurën ku ka rënë dylli, bjerini lart me hekur të nxehtë. Më pas me një leckë të thjeshtë apo me pecetë të zhytur në alkool fërkojeni njollën dhe lajeni si zakonisht.

Detergjent shtëpiak për pastrim, në dukje i thjeshtë, por që bën mrekulli!

Përbërësit e nevojshëm janë:
- uthulla e bardhë,
- zbardhues,
- hidrogjen dhe lëng limoni,
- sapun natyral dhe dielli!

Elementi më i rëndësishëm është pikërisht dielli. Rrobën e porsalarë ekspozojeni menjëherë në diell që të thahet. Kjo do e zbardhojë dhe do shumfishojë efektin e detergjentit shtëpiak në rrobën tuaj. 

dua