Qysh me i bo Pin komentet në Instagram nga telefoni juaj iPhone dhe Android? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i bo Pin komentet në Instagram nga telefoni juaj iPhone dhe Android?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Mobil & Telefoni | 29 July 2020 | 14:35

Komentet në Instagram ndonjëherë janë komplet rrëmujë. Por, mund t'i bëni gjërat pak më të organizuara duke u bërë Pin komenteve. Ja se si të bëni Pin deri në tre komente në postimet e Instagramit nga iPhone dhe Androidi juaj.

 

Si të bësh Pin komentet në Instagram nga telefoni juaj iPhone?

 

Së pari, hapni aplikacionin në Instagram dhe lundroni në komentet e postimit tuaj, ku dëshironi të bëni Pin. Mund ta bëni këtë edhe vetëm në postimet tuaja. Nga atje, klikoni butonin "Koment".

 

Image

 

Këtu, do të shihni të gjitha komentet për postimin. Rrëshqitni majtas në komentin që dëshironi të bëni Pin.

 

Image
 

Kjo do të zbulojë disa opsione. Do të shihni një ikonë Pushpin në të majtë. Klikoni mbi të për të bërë Pin komentin.

 

Image

Menjëherë, komenti do të shfaqet në krye të listës së komenteve. Ju mund ta bëni këtë deri në tre komente.

 

Image

 

Mund të hiqni një koment po aq lehtë. Rrëshqitni majtas në një koment të bërë Pin dhe prekni përsëri ikonën "Pushpin".
 

Image

Nga menuja që shfaqet, klikonii lehtë mbi butonin "Unpin" për të hequr komentin e varur.

 

Image
 

Si të bëni Pin komentet në Instagram nga telefoni juaj Android?

 

Procesi i menaxhimit dhe i bërjes Pin të komenteve në Android është pak më ndryshe. Aplikacioni Android i Instagram-it merr qasjen e duhur për per caktimin e komenteve.

 

Image
 

Hapni aplikacionin e Instagramit në smartphonin tuaj Android dhe klikoni lehtë mbi butonin "Koment" që gjenden nën secilin nga postimet tuaja.

 

Image

Nga atje, klikoni lehtë mbi të dhe bëni Pin komentin që dëshironi.

Image
 

Kjo do të zbulojë opsionet e komenteve në shiritin e lartë të veglave. Këtu, zgjidhni ikonën "Pushpin" për të vbërë Pin komentin.

 

Image

Tani, komenti është bërë Pin. Mund ta bëni edhe këtu deri në tre komente.

Image
 

Për të fshirë Pinin që keni bërë tek komenti, mbajeni të klikuar përsëri dhe pastaj zgjidhni ikonën "Pushpin" nga shiriti i veglave. Zgjidhni butonin "Unpin" nga menuja që shfaqet për t’ia hequr Pinin komentit.

dua