Qysh Me nga dua.com - Qysh me i bo flokët dredha të qëndrueshme me limon? 

Qysh me i bo flokët dredha të qëndrueshme me limon?

Qysh Me Qysh Me | Mode & Stil | 16 March 2020 | 10:00

Kujdesi për flokët kaçurrela është i vështirë pasi që sado rëndësi dhe kohë që i kushtoni, flokët ju drejtohen përsëri brenda disa orëve. Sa herë që i rregulloni flokët që të duken kaçurrela, përdorni teknikën e spjeguar këtu dhe do të mahniteni nga rezultati.

Image

Limoni me Vitamin C dhe vlerat tjera ushqyese ndihmon në qëndrueshmërinë e kaçurrelave.
Nëse aplikoni limonin direkt në flokët tuaja, kaçurrelat do të qëndrojnë më gjatë, por nëse i keni flokët e thatë është mirë që lëngun e limonit ta tretni duke e përzier me ujë.  Merrni një shishe sprej dhe mbusheni rreth 50 ml me ujë, më pas në të shtrydhni limonin. Limoni ka efektin e zbardhimit nëse i ekspozoheni diellit.

Gjërat që ju duhen:

  • Krehër për flokë
  • Shnolla
  • Llokne
  • Limon
  • Shishe sprej
Image

Para se të fleni, lani dhe terni flokët. Krehni flokët dhe ndani në disa pjesë që ta keni më lehtë t’i lidhni lloknet. Për kaçurrela të vogla dhe të ngushta flokët i ndani në pjesë të vogla, ndërsa nëse dëshironi kaçurrela të mëdha atëherë flokët i ndani në pjesë më të mëdha.

Image

Merrni gjysmën e limonit dhe fërkoni pjesën e flokëve që e keni kapur. Vazhdoni të fërkoni flokët deri sa të duken të lagura. Krehni pjesën e lagur dhe lidheni me llokne.

Image
Image

Përsëritni procesin deri sa të keni përfunduar me të gjitha pjesët e flokëve.

Image

Kur të zgjoheni në mëngjes, largoni lloknet dhe mahnituni nga rezultati.

Image

 

dua