Qysh me i ditë ngjyrat qe janë në trend këtë vjeshtë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë ngjyrat qe janë në trend këtë vjeshtë?

Qysh Me Qysh Me | Mode & Stil | 17 November 2016 | 20:04

Edhe këtë sezon po vazhdon trendi i ngjyrave të ndezura, që për sa hap e mbyll sytë mund ta ngritin secilin kombinim dhe ta thyejnë dukjen e zymtë të vjeshtës.

Mund që të përcaktoheni për një ngjyrë të preferuar, por se as nuk do të gaboni nëse i kombinoni disa nuanca të ngjyrave të ndezura, porosisin stilistët.

Pos të gjelbrës prej smeraldit, e kaltra mbretërore dhe ajo rozë pudër, moderne janë edhe të gjitha nuancat e portokallta, të kuqe dhe tonet e theksuara të vjollcës.

Me disa shtesa të duhura kombinuese në ngjyra të ndezura, çantë dhe këpucë, do të jeni një zonjë e vërtetë elegante.

Nëse jeni për kombinime me një ngjyrë, e kuqja gjithmonë është zgjedhja e duhur.

vjeshte

dua