10 këshilla për bukurinë që duhet të ndiqni gjatë verës - Qysh Me nga dua.com 

10 këshilla për bukurinë që duhet të ndiqni gjatë verës

Flogerta Driza Flogerta Driza | Bukuri | 21 July 2020 | 12:19

Tani që po kalojmë në valën me të nxehtë të verës, ndaj është e rëndësishme të keni një regjim të duhur për kujdesin e lëkurës dhe bukurisë.

 

Priremi të anashkalojmë dhe injorojmë nevojat e trupit tonë, veçanërisht fytyrën dhe flokët tanë. Po ju sjellim 10 këshilla për bukurinë që duhet të ndiqni gjatë verës, për të mposhtur nxehtësinë:

 

1. Krem dielli

Një krem ​​dielli është domosdoshmëri gjatë verës. Kontrolloni SPF-në që ju nevojitet, zakonisht këshillohet SPF 30 ose 50 për mbrojtje sa më të mirë. Aplikoni kremin e diellit të paktën 30 minuta para se të dilni, në mënyrë që të ketë kohë të zhytet në lëkurën tuaj dhe t’ju mbrojë nga rrezatimi.

 

2. Maskë mbrojtëse për flokët

Dielli i fortë i verës dëmton edhe flokët tuaj. Nxehtësia mund të bëj që lëkura e kokës suaj të djersitet shumë. Larja çdo ditë mund të jetë e dëmshme, kështu që mënyra më e mirë për të mbrojtur flokët tuaj është përdorimi i një maske mbrojtëse për flokët të paktën një herë në javë.

 

3. Hair Spray

Së bashku me një maskë mbrojtëse të flokëve, duhet të investoni edhe në një hair spay bimor. Flokët kanë tendencë të fryehen ose elektrizohen nga nxehtësia dhe era, kështu që për t’i mbajtur të freskëta dhe me shkëlqim përdorni një Hair Spray bimor.

 

4. Toner ushqyes

Ruani ekuilibrin e pH të lëkurës tuaj me një ujë të pasur me glicerinë. Kjo do të ushqejë lëkurën tuaj dhe do ta mbajë atë të freskët dhe të butë.

 

5. Larës fytyre

Një larës fytyre është mëse i dobishëm për t’u mbajtur në çantën tuaj. Pastrimi do t'ju ndihmojë të largoni të gjitha papastërtitë dhe grimin.

 

6. Balsam buzësh me SPF

Zakonisht gjatë verës buzët thahen po aq sa edhe në dimër. Kjo për shkak se lëkura e buzëve është e hollë dhe priret të thahet lehtësisht. Para se të dilni në diell aplikoni një balsam buzësh me spf mbrojtës.

 

7. Kremra kundër nxirjes

Në verë, sa herë që të dilni do të nxiheni nga rrezatimi i diellit. Nëse vishni pantallona të shkurtra ose fustane gjatë kësaj vere, sigurohuni që të përdorni më vonë krem ​​anti-rrezitje. Kjo do të sigurojë që lëkura juaj të rikuperohet më lehtë.

 

8. Scrub

Gjatë verës do të sjersisni shumë. Gjithashtu, pluhuri i verës dhe i mjedisit mund të bëj që lëkura juaj të thahet e ngarkohet me pislliqe të ajrit. Përdorni një scrub të përshtatshëm për të pastruar trupin tuaj nga papastërtitë dhe grimi.

 

9. Deodorant

Gjithashtu duhet të mbani patjetër një deodorant në çantën tuaj. Mbajeni veten të freskët dhe me aromë të mirë duke e spërkatur atë gjatë gjithë ditës. Sa herë të keni nevojë.

 

10. Maska hidratuese

Investoni në një fytyrë të mirë hidratuar gjatë verës. Bëjeni këtë duke aplikuar maska që do ta hidratojnë thellësisht atë. Do t’ju ndihmojë ta ushqeni lëkurën e thatë dhe gjithashtu ta mbani atë të shëndetshme.

dua