Qysh me apliku maskë në flokë të ngjyrosura? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me apliku maskë në flokë të ngjyrosura?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 17 January 2017 | 02:32
Kjo maskë u jep flokëve të ngjyrosura një nxitje ushqyese, parandalon ndarjen e fundeve, u jep shkëlqim dhe rikthen butësinë natyrore të flokut. Përbërësit:
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1/2 e avokados
  • 1/2 e bananes
  • 6-7 pika vaj të pastër argani
Kombinohen të gjithë përbërësit. Me maskën e përgaditur masazhohen rrënjët dhe flokët. Mbahet maska për 10 minuta e pastaj shpërlahet.
dua