Qysh me bo një grim të bukur? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me bo një grim të bukur?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 15 April 2020 | 11:20

Së pari mënyra e trukimit varet nga forma e fytyrës, ngjyra e flokëve dhe veshja. Pra, janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një grim.

Pjesa që ka më shumë rëndësi dhe të bjerë më shumë në sy është syri.

Për fytyrat ovale, me sy të mëdhenj në formë bajame nuk këshillohet përdorimi i grimit të thjeshtë. Gjithnjë përpara se të bësh një grim duhet të kesh vendosur se cila do të jetë veshja jote. Pra, ai bëhet në këmbimin me flokët dhe veshjen.

Pastrimi i fytyrës me late- tonik është tepër i rëndësishme të bëhet para se të bëhet grimi. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin hidratues.
Mangësitë që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. 
Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.

“Make-up” mbulon defektet e fytyrës, nofullat e dala, ballin e madh, mjekrën e gjatë. Eliminimi i tyre vjen si rezultat i dritëhijes që krijohet nga përdorimi i tij. Make-up dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë. Kjo krijon lehtësi në lyerjen përfundimtare, të buzëve, syrit, të “ruzh-it” të faqeve. Pra, është i nevojshëm në theksimin e tyre. Në këtë mënyrë jeni gati për të filluar me grimin.

Grimi i syrit. Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë ose në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelimin e qerpikëve.

Maskara. Mund të përdorni rimel “Mascara” me “qime” të veçanta që zgjasin qerpikët tuaj. Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë. Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij.

Grimi i buzëve. Një konturë i lehtë ngjyrë të kaftë në të errët, dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe shkëlqimi i mollëzave. Theksojmë edhe një herë që buzët, shkëlqim i mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen.

Burimi: http://www.keshilla.net/mode-estetike/si-te-bejme-nje-grim-te-bukur/  

dua