Qysh me ditë ku gabojmë kur i lyejmë flokët në shtëpi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë ku gabojmë kur i lyejmë flokët në shtëpi?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Bukuri | 30 April 2020 | 12:08

Shumica prej nesh e kemi provuar ngjyrosjen e flokëvë në shtëpi. Mirëpo jo gjithëherë gjërat shkojnë ashtu si ne duam.

Këto janë gabimet më të zakonshme që i bëjnë femrat kur është fjala për ngjyrosjen e flokëve, të cilat duhet t’i tregoni vëmendje.

E përhapni ngjyrën gabimisht

Përveç nëse bëhet fjalë për ngjyrosjen e parë të flokëve, ju nuk mundeni që thjesht vetë ta shpërndani ngjyrën si të dëshironi. Madje edhe aplikimi i njëtrajtshëm i ngjyrës është një veprim i gabuar. Sepse në flokët që nuk janë trajtuar me ngjyrë (rrënjët), ngjyra duhet të qëndrojë më gjatë. Së pari, aplikojeni ngjyrën në pjesën më afër majës së kokës, prisni 10 minuta, dhe pastaj aplikojeni në të gjithë flokët. Nëse gjithmonë i ngjyrosni flokët me të njëjtën ngjyrë, mund t’i ngjyrosni edhe vetëm rrënjët.

Nuanca e gabuar sjell rezultate katastrofale

Kjo është veçanërisht e vërtetë për vajzat bionde dhe ato që duan flokë të kuqe. Nuk ka rëndësi që tetoja në pakon (e ngjyrës) duket mrekullueshëm nën vrushkujt e bukur të flokëve të saj të verdhë – me rëndësi është se si do të reagojë ngjyra në kontakt me flokët tuaj. Nëse doni rezultat të mirë, dhe jo flokë të gjelbër apo me ngjyrë të së verdhës së vezës – para ngjyrosjes në shtëpi konsultohuni me parukieren.

Ngjyrosja në shpejtësi

Mos thoni që vërtet nuk mund t’i ndani 50 minuta për t’i ngjyrosur flokët si duhet! Femrat shpesh e lënë ngjyrosjen në shtëpi për moment të fundit, gjë që, sigurisht, çon në rezultate të dobëta. Nëse nuk keni kohë për t’i ngjyrosur flokët si duhet, atëherë atë ditë mos i ngjyrosni fare.

I harroni fytyrën dhe qafën

Të gjitha femrat që i ngjyrosin flokët e tyre me ngjyrë kafe dhe të zezë, me siguri të paktën disa herë janë ballafaquar me këtë problem. Ngjyra ka dalë mirë por njollat në veshë, qafë dhe ballë nuk hiqen me ditë të tëra! Për ta shmangur këtë, kurrsesi mos harroni ta lyeni lëkurën përgjatë skajeve të flokëve me ndonjë krem më të yndyrshëm ose me vazelinë.

dua