Qysh Me nga dua.com - Qysh me e pastru fytyrën nga pikat e zeza? 

Qysh me e pastru fytyrën nga pikat e zeza?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 07 April 2017 | 20:38
Pikat e zeza shfaqen kudo në fytyrë sidomos në zonën T (balli, hunda dhe mjekra). Ato shfaqen për shkak të sekretimit të tepërt të yndyrës në lëkurë, kështu që kategoria më e ekspozuar ndaj pikave të zeza janë njerëz të cilët kanë fytyrë të yndyrshme. Ndiqni hapat e mëposhtme për t’i zhdukur njëherë e përgjithmonë pikat e zeza: Lani fytyrën: hapja e poreve të lëkurës lehtëson procesin e pastrimit, për këtë merrni një tenxhere me ujë dhe hidhini trumzë, më pas vendoseni të vlojë. Mbajeni kokën mbi avujt në tenxhere për disa minuta. Pastaj përpiquni të hiqni pikat e zeza me pambuk. Maskë pas pastrimit: Merrni pure patateje me një infuzion të lules së radhiqes (në ujë, shtoni disa luleradhiqe dhe vëreni ujin të vlojë), dhe pak qumësht. Përzierjen e përftuar aplikojeni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni fytyrën më ujë të vakët.
dua