Qysh me e përgaditë lëkurën për verë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me e përgaditë lëkurën për verë?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 14 May 2017 | 18:37
Vera është para nesh dhe kjo është koha më e mirë për të përgatitur lëkurën tonë për stinën e nxehtë. Mund të themi që gjatë verës lëkura jonë “vuan” dhe kërkon një vëmëndje të veçantë në mënyrë që mos të thahet nga dielli i fortë. Gjatë ditëve të verës është thelbësore ta pastrojmë lëkurën tonë me ndonjë maskë të përgatitur nga vetë ju, në mënyrë që mos te kemi dëmtime të saj. Na nevojitet gjithashtu një trajtim me krem ushqyes që të na ndihmojë të ripërtërijmë indet e lëkurës tonë, kremrat ushqyes të kombinuar me maskat e aplikuara sipas tipit të lëkurës, rikthejnë hidratimin e lëkurës tuaj. Duhet të keni shumë kujdes me lëkuren tuaj gjatë stinës së nxehtë kurrë nuk duhet të dilni nga shtëpia pa vënë kremin kundra rrezeve të diellit, nëse nuk dëshironi që lëkura t’ju dëmtohet.
dua