Qysh me i ditë arsyet e rënies së vetullave? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë arsyet e rënies së vetullave?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 06 February 2017 | 22:19
Shkaku më i shpeshtë është ajo që quhet Alopecia, një sëmundje  autoimune ku  organizmi prodhon antitrupa ndaj folikulit të qimes duke shkaktuar rënien e saj. Zakonisht Alopecia lokalizohet në pjesën e flokëve por  mund të preki edhe qimet e trupit  dhe të fytyrës. Nëse rënia e vetullave ka si shkak Alopecine mundësia për tu rritur sërish është e madhe megjithëse mund të dojë një kohë të gjatë. Ndër mjekimet e kësaj gjendje mund të jenë injeksionet me kortizonik në zonat e rënies,mjekimi lokal,fototerapi etj. Shkaqet e tjera janë ato gjendje të organizmit që cojnë në një shtim  të rënies së flokëve dhe të qimeve  si dhe ngadalësimin e zëvendësimit me qime të reja fenomen i  njohur si Telogen effluvium. Disa nga këto gjendje janë: Stresi (ku përvec efekteve te drejtperdrejta në organizëm bëhet shkak edhe për Trikotilomanine ose shkulja e pavetëdijshme e flokëve ,qerpikeve apo vetullave) Infeksionet e rënda, gjendjet gripale, ethet, sëmundje të tiroides, crregullimet hormonale, mungesa e hekurit, dietë e varfër në disa vitamina dhe në protein.
dua