Qysh Me nga dua.com - Qysh me i ditë shkaqet kryesorë të rënies së flokëve? 

Qysh me i ditë shkaqet kryesorë të rënies së flokëve?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 04 April 2017 | 20:09
Shkaqet kryesore të rënies së flokëve dhe mënyrat e mjekimit të tyre: 1.Telogen effluvium Ky çrregullim paraqitet zakonisht pas shtatzënësisë, pas ndonjë ndërhyrjeje kirurgjike, humbjes së madhe në peshë, por edhe pas stresit. Flokët bien me të madhe çdo ditë. Mund të jetë edhe pasojë e ndonjë ilaçi, sikur që janë p.sh. antideoresivët. Nuk ka ndonjë analizë që mund ta zbulojë këtë sëmundje, por nëse keni përjetuar ndonjë stres dhe tani kanë filluar që t’ju bien flokët, atëherë duhet dyshuar në këtë sëmundje. Çfarë mund të bëni? Nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga shtatzënësia, apo operimi, atëherë duhet pritur sa organizmi ta marrë veten. Nëse shkaku ka të bëjë me përdorimin e barnave, atëherë duhet biseduar me mjekun për ta zvogëluar dozën, apo për ta ndryshuar ilaçin. 2.Faktori gjenetik Shkaku gjenetik i rënies së flokëve quhet alopeci androgjene. Gjeni i rënies së flokëve mund të trashëgohet si nga nëna, po ashtu edhe nga babai. Problemi zakonisht paraqitet kur trashëgohet nga të dy prindërit. Nga ky çrregullim vuajnë edhe femrat. Duhet shkuar te mjeku i lëkurës, i cili do të bëjë analizat e nevojshme për ta vënë diagnozën. Çfarë mund të bëni? Dy herë në ditë duhet të përdorni ilaçin minoxidil, të cilin duhet ta vini në kokë. Femrat duhet të përdorin doza më të vogla. Por shtatzënat dhe gjidhënëset nuk duhet ta përdorin këtë ilaç. 3.Çrregullimi i gjëndrës tiroide Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme me këtë gjëndër. Nëse organizmi prodhon tepër shumë, apo pak hormone të gjëndrës tiroide, atëherë përpos simptomave të tjerë, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve. Çfarë mund të bëni? Duhet t’i bëni analizat e gjëndrës tiroide. Mjeku mund t’ju përshkruajë hormone të ndryshme, në mënyrë që të rregullohet bilanci i hormoneve. 4.Lupusi Te kjo sëmundje autoimune, sistemi imunitar i organizmit sulmon indin e vet të shëndoshë. Krahas simptomave të tjera, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve. Çfarë mund të bëni? Nëse keni probleme me nyja, apo mjeku ju ka thënë se vuani nga sëmundja e lupusit, atëherë duhet shkuar te reumatologu, por edhe te mjeku i lëkurës.
dua