Qysh Me nga dua.com - Qysh me i ditë ushqimet që mbajnë lëkurën e pastër gjatë ftohtit? 

Qysh me i ditë ushqimet që mbajnë lëkurën e pastër gjatë ftohtit?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 05 January 2017 | 23:26
Në dimër, është shumë e lehtë që lëkura të thahet, të ashpërsohet dhe të humbasi shkëlqimin. Ajo ç’ka hamë është thelbësore për shëndetin e lëkurës.  1.Ushqimet si; karkaleca deti, krapi, mishi i kuq, janë të pasur me zink. Zinku është fantastik për zbutjen e lëkurës por ka edhe aftësi riparuese. Gjithastu ndihmon në pakësimin e yndyrës dhe akneve dhe ndihmon në shërim të shpejtë të plagëve të lëkurës. 2.Veza dhe hurdhëra janë të pasura me sulfur, i cili është shumë i dobishëm për të riparuar kapilarët e dëmtuar dhe për ta mbajtur lëkurën të butë. Konsumimi i të verdhës së vezës është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, pasi ajo përmban biotin e cila stimulon prodhimin e acideve të ngopura. 3.Peshku si salmon, ton dhe troftë janë të pasur me Omega-3. Këto janë vërtetë një ‘ndihmë e shpejtë’ për lëkurën e thatë dhe të ashpër. Ato e mbajnë të butë dhe nidhmojnë që rudhat të duken më të zbehta dhe më të pakta.  
dua