Qysh me i forcu thonjët? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i forcu thonjët?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Bukuri | 29 June 2020 | 10:34

Kujdesi për thonjët shpesh herë di të jetë i vështirë dhe i komplikuar. Megjithatë gjendja e thonjëve tuaj tregon shumë për shëndetin tuaj.

Në mënyrë që ata të jenë të shëndetshëm por edhe të bukur e të fortë kanë nëvoje për vitamina. Më poshtë me po përmendim vetëm disa mënyra përmes të cilave mund t’i forconi thonjët tuaj.
 

Vaj dhe limon
Dëshironi të keni thonj të fortë dhe të shkëlqyeshëm? Përgatitni në shtëpi një përzierje me një lugë gjelle lëng limoni dhe dy me vaj ulliri. Përziejini mirë bashkë dhe vendosini majat e gishtave për të paktën dhjetë minuta në një tas ku do të keni hedhur këtë përzierje. Përsëriteni këtë trajtim në ditë të alternuara për të paktën një muaj.

Vaj ricini
Është një përbërës i duhur për të riforcuar edhe qerpikët, jo vetëm thonjtë, është i përsosur nëse këtij vaji esencial i shtoni pak lëng limoni ose vaj ulliri të virgjër. Këta përbërës futini në një shishe të vogël boshe (shishe acetoni) dhe më pas, çdo mbrëmje aplikojeni mbi thonj me pak pambuk. Sigurisht, thonjtë duhet të jenë natyralë, pa manikyr dhe shumë të pastër.

Soda e bukës
Soda e bukës shërben për të riforcuar thonjtë, është perfekte si përbërës shëndetësor për ta. Bashkë me sodën e bukës, përzieni edhe pak lëng limoni dhe një lugë gjelle vaj ulliri, deri sa të përfitoni një përbërës kremoz. Masazhojeni mbi thonj me lëvizje rrethore.

dua