Qysh Me nga dua.com - Qysh me i largu pikat e zeza në fytyrë? 

Qysh me i largu pikat e zeza në fytyrë?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 24 February 2017 | 21:28
Ekspozimi i vazhdueshëm në diell pa vënë krem kundër diellit mund të shkaktojë shumë efekte negative në lëkurë. Ndër këto efekte negative mund të jetë edhe paraqitja e pikave të zeza. Patate me lëng limoni: Fillimisht duhet ta bëni lëngun e patates dhe pastaj ta përzieni me lëngun e një gjysme limoni. Përzieni të gjithë përbërësit dhe do ta fitoni lëngun të cilin duhet ta aplikoni në fytyrë dhe ta lini ashtu për 15 minuta. Pastaj e pastroni fytyrën me ujë të vakët. Patate dhe qepë: Për përgatitjen e kësaj maske duhet ta përzieni lëngun e një patates me gjysmë qepe. Produktin e fituar e aplikoni në zonën e prekur dhe e lini për 10 minuta para se ta pastroni me ujë. Patate dhe karotë: Për këtë maskë duhet lëngu i një patates dhe një karotë. Aplikojeni produktin në zonën e prekur dhe lëreni ashtu për 25 minuta para se ta pastroni me ujë të ftohët.
dua