Qysh me i largu pikat e zeza në hundë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i largu pikat e zeza në hundë?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 29 April 2017 | 11:43
Lëkura e bukur dhe e pastër është ndër elementet kryesore të bukurisë së një personi. Dhe një ndër mënyrat për të pasur një lëkurë të tillë është duke u kujdesur për të çdo ditë. Sidoqoftë, shpeshherë ndodh që disa personave t’u shfaqen pika të zeza në hundë, e të cilat me të vërtetë se janë irrituese dhe jo gjithkush dëshiron t’i ketë. Prandaj,  ju sjellim më poshtë një ilaç natyral për heqjen e këtyre pikave. Përbërësit: 
  • Limon,
  • mjaltë,
  • sheqer.
Prijeni një limon në dysh dhe hidhni pak mjaltë për ta mbuluar sipërfaqen e limonit të prerë (siç shihet në fotografi). Pastaj hidhjani pak sheqer dhe me lehtësi fërkojeni fytyrën me këtë ‘sfungjer’ natyral. Procedurën përsëriteni vetëm një herë në javë.
dua