Qysh me i mbajtë flokët të shëndetshme? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i mbajtë flokët të shëndetshme?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Bukuri | 21 May 2020 | 10:51

Për shumicën e vajzave mbajtja e flokëve të shëndetshme është problem. Mirëpo fatmirësisht nuk është e pamundur.  

 

Dihet se shëndetin e flokëve e cenojnë mënrya se si i rregollojmë ato. Nxehtësia që mjetet të cilat i përdorim e kanë e gjithashtu edhe ngjyrat me kimikate të cilat shumica e vajzave i përdorin. Më poshtë në po ju sjellim shtatë këshilla se si t’i mbani flokët tuaja të shëndeshme dhe të padëmtuara.

 

Përdorni nxehtësinë minimale gjatë tharjes

Kur t’i thani flokët me tharësë kujdesuni të përdorni nxehtësinë minimale për t’i tharë ato. Asnjëherë mos i stiloni flokët kur i keni të laguara. Kjo i dëmton rrënjësisht ato.

 

Përdorni zbutës

Kur të pastroni flokët përdorni gjithmonë zbutës. Në mënyrë që t’i mbroni flokët tuaj një herë në javë përdorni zbutës të thellë përveç zbutësit të zakonshëm.

 

Ushqehuni mirë

Që të keni flokë të shëndetshme ju duhet të ushqeni mirë. Dieta juaj ushqimore duhet të përmbajë protenia, hekur, omega 3 si dhe vitamina të tjera.

Prisni flokët shpesh
Mesatarisht ju duhet t’i prisni majat e flokëve çdo tre muaj. Në këtë mënyrë ju nuk do ta cenoni gjatësine e tyre dhe do t’i largoni majet e djegura. Prandaj bëjeni këtë rregullisht.

 

Kujdesuni për sklapin

Në shëndetin e flokëve skalpi i kokës ka rol të rëndësishëm. Kështu që kujdesuni për të. Hidratojeni dhe masazhojeni. Përdorni shamponët e duhur pa kimikate.

Kujdes me mënyrën se si i lani flokët

Mos i lani flokët në mënyrë të ashpër. Shikoni disa video udhëzuese nëpër internet për mënyrën se si profesionistët rekomandojnë që ta lahet floku. Kujdes të mos i dëmtoni ato gjatë larjes.

Mësoni sa shpesh duhet ta lani flokun tuaj
Varësisht se a keni flokë të thatë apo të yndyrshme përcaktohet edhe sa shpesh duhet t’i lani ato. Prandaj gjeni ritmin e flokëve tuaja dhe mos i lani më shpesh se që duhet sepse edhe ajo i dëmton.

dua