Qysh me i parandalu thinjat? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i parandalu thinjat?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Bukuri | 14 May 2020 | 10:59

Se flokët e thinjura janë tipike për njerëz më të moshuar, është vetëm një mit. Ato paraqiten shumë shpesh edhe në rini. Në fakt thinjat janë ato që na detyrojnë t’i lyejmë flokët edhe kur nuk duamë. Në mënyrë që të mos shihen. Nëse ju ende nuk keni thinja jeni me fat. Ato mund t’i parandaloni me njëi dietë të mirë-balancuar.

Ka shumë rëndësi që të konsumoni mjaftueshëm vitaminë B dhe E në bazë ditore.Shmangni ushqimet e shpejta. Flokët mund të thinjen shumë shpejtë për shkak të ushqimit të shpejtë. vend të këtyer ushqimeve kujdesuni që të hani ushqime të pasura me hekur, kalcium e vitamina. Dy ushqime që duhet konsumuar bollshëm në mënyrë që thinjat të mos shfaqen janë:

Vezët
Edhe pse e bardha e vezë i ka proteinat, për flokët e thinjura ju duhet ta konsumoni të gjithë vezën – përfshirë të verdhën. Kjo pasi vezët përbëjnë vitaminë B-12. Një studim i vitit 2016, bëri të ditur që flokët e thinjura janë rezultat i mungesës së Vitaminës B-12.

Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është një burim shumë i mirë i hekurit që ndikon në plakje të ngadalshme dhe tek thinjat e flokëve. Sipas një studimi të kryer nga Annals of Dermatlogy, niveli i ulët i hekurit në gjak ka lidhje me thinjat në flokë. Por ju mund të përgatisni edhe receta në shtëpi që mund t’i aplikoni drejtëpërdrejtë në flokë që të parandaloni thinjat.

Maska me vaj kokosi dhe limon ju ndihmon gjithashtu
Në mënyrë që t’i parandaloni thinjat ju duhet edhe të aplikoni maska në flokët tuaj. Një nga më të sukseshmet është maska me vaj kokosi dhe limon.
Përbërësit:Vaj kokosi dhe tri lugë me lëng limoni. Mënyra e përgatitjes është e thjeshtë.Përzieje vajin e kokosit me lëngun e limonit dhe fillo ngadalë t’i bësh masazh kokës dhe vazhdo përgjatë gjithë flokëve. Qëndro ashtu për një orë. 

dua