Qysh me i rregullu flokët për festat e fundvitit? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i rregullu flokët për festat e fundvitit?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 29 December 2016 | 22:53
Ju mund të krijoni edhe vetë stile vërtet të bukura flokësh, shumë chic dhe romantike, thjesht duke i rrotulluar rreth kokës e duke i fiksuar me karfica.  1.Një mbledhje flokësh klasike dhe elegante, e cila sugjerohet për femra mbi 30 vjeç. Ky model kërkon një veshje mbrëmjeje dhe një ambient shik, që të marrë kuptim. Aksesori për të kapur flokët, e bën stilimin më të përshtatshëm për festa. Realizohet për vetëm 5 minuta. 2.Flokë të kapur pastër, pa kurrfarë stilimi; në gjuhën profesionale kjo quhet “kapje nusesh” dhe është shumë komode dhe e rehatshme, në rastet kur nuk kemi kohë për të realizuar një model më të sofistikuar dhe impenjativ. Ky model është i përshtatshëm si për moshat e ndryshme.
dua