Qysh Me nga dua.com - Qysh me kontrollu rëniën e flokëve? 

Qysh me kontrollu rëniën e flokëve?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 24 May 2017 | 22:25

shkuar gabim.

 Për të kontrolluar rënien e flokëve dhe për të siguruar flokë të shëndetshëm, ju duhet t'i kushtoni kujdes të veqantë kokës suaj. Nëse nuk i kushtoni kujdesin e duhur flokëve tuaj, atëherë ata shumë shpejtë do të bëhen të brishtë, me maje të ndara dhe me zbokth.

Kryesisht, arsyeja për humbjen e flokëve është gjenetike. Megjithatë, është e mundur që të kontrollohet rënia e flokëve me masa parandaluese që sigurojnë flokë të shëndetshëm dhe të ndritshëm.

-Dieta e shëndetshme për flokë të shëndetshme: Një dietë që i ka të gjitha vitaminat dhe mineralet esenciale ndihmon në minimizimin e rënieve të flokëve. Prandaj, këshillohet që ajo të përfshijë perimet e gjelbërta, vezë, drithëra. Vitamina A, B, E, proteina janë ndër ushqyesit të tjerë që kanë nevojë flokët tuaj. 

-Sa shpesh duhet të lani flokët: Ato që kanë flokë të yndyrshme nevojitet që të lahen rregullisht, ndërsa flokët tjerë mund të kapërcejnë një ditë pa u larë. Uji shumë i nxehtë është i dëmshëm për flokët, kështu që lani ato me ujë të vakët. Për më tepër mos përdorni thonjtë e gishtave për ti bërë masazh kokës në vend të gishtave tuaj të butë mbi flokët. 

-Si ti krehni flokët: zgedhja për flokët tuaj, përdorni krehër të gjerë me dhëmbë. Gjithmonë krehni flokët prej lartë në rënie. Mos i krihni ato kur janë të lagësht, sepse ato lehtësisht këputen.

- Tharja e flokëve: Lejo që flokët tuaj të thahen natyrshëm. Mundësisht evitojen tharësen e flokëve sa të jetë e mundshme. Poashtu ngrohja ventilator i dëmton flokët dhe gjithashtu i bënë ata të duken të vdekur dhe të ashpëra.

- Kondicioner i duhur për flokët : Kondicioneri është i nevojshëm për flokët tuaj sidomos për t'i mbrojtur flokët tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit, dhe ujit me klor. Praktikojeni një herë në dy ditë.

dua