Qysh me ngadalësu plakjen? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ngadalësu plakjen?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 17 February 2017 | 00:59
Mbajeni lëkurën tuaj të re çdo dekadë me këto këshilla nga top-dermatologët. 1.PËRDORNI KREMDIELLI ÇDO DITË Në mot me shi apo diell, për çdo sezon të vitit, përdorimi i kremave apo locioneve të tilla duhet të jetë në mënyrë automatike pjesë e rutinës tuaj ditore. Aplikoni kremin kundër diellit ashtu siç ceket në etiketë. Shumica e njerëzve nuk e vënë atë në sasi të mjaftueshme, prandaj bëhuni liberale kur ju aplikoni atë, dhe riaplokojeni atë çdo një deri në tre orë, varësisht nga sasia e djersitjes, notit apo ekspozimit direkt të lëkurës tuaj në rrezet e diellit. 2.SHMANGNI RREZITJEN, SI BRENDA ASHTU EDHE JASHTË Rrezitja është një ndër gabimet më të mëdha për lëkuren që femrat e bëjnë, thotë Waldorf. Dëmtimi i lëkures me rrezatime ultraviolete e bënë atë të duket edhe më keq. Gjithashtu edhe rrezitja e tepruar në diell mund të shkaktoj njolla të lëkurës dhe dëmtim të elastinit dhe kolagjenit. 3.PËRDORNI SYZE DIELLI Ato do të mbrojnë sytë tuaj nga dielli e gjithashtu edhe pjesën delikate të lëkures përreth syve. Madje, ju nuk do te krijoni më shumë rrudha nga lëvizja e syve gjatë gjithë kohës. 4.PËRDORNI KAPELË APO TESHA MBROJTËSE NGA DIELLI Përdori këto së bashku me kremdiellin. Kapelat me mbrojtëse përpara janë zgjedhje shumë e mirë.   5.MOS PINI DUHAN Pirja e duhanit është lajm i keq për secilën pjesë të trupit. Pirja e duhanit në shumicën e rasteve shkakton rrudha të hershme të lëkurës tuaj. Me kalimin e kohës thonjtë dhe gishtat me të cilët pini duhan marrin ngjyrë të verdhë. 6.SHMANGNI PËRDORIMIN E TEPRUAR TË ALKOOLIT Një pije me shokë apo një gotë verë gjatë darkës është në rregull. Por përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën tuaj dhe zgjeron enët e gjakut.  
dua