Qysh me përgaditë kremë kundër rrudhave? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë kremë kundër rrudhave?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 09 May 2017 | 21:29
Shenjat e para të pleqërisë vërhen në rrudha të holla përreth syve, buzëve dhe ballit e kjo ndodh kryesisht në mungesë të kolagjenit. Pavarësisht këtij procesi natyral që është i pandalshëm, ekzistojnë disa tretmane natyrale, sikur kjo receta natyrale që mund ta gjeni më poshtë. Ndoshta ky është kremi anti-rrudhë më efektiv që mund ta përgatisni në shtëpi. Përbërësit:
  • 1 banane
  • 1 domate e madhësisë së mesme
  • 1 lugë gjelle xhel aloe vera
Hiqni lëvoren e bananes së pjekur dhe preni në copa të vogla. Më pas largoni fara nga domntja dhe shtrydheni lëngun nga pjesa e mbetur e domate. Më pas shtoni dy lugë gjelle të këtij lëngu në copat e bananes. Në fund shtoni edhe xhelin e aloe veras. Aplikojeni këtë masë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 25-30 min. Më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë të vakët.
dua