Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes? 

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 31 May 2017 | 13:41
Kakao është një nga produktet e rekomanduara për të qetësuar lodhjen e fytyrës, plakjen dhe krijimin e rrudhave. Kakao është e pasur me antioksidantë që mundësojnë rritjen e kolagjenit. Për këtë arsye maska me kakao është një prej maskave të rekomanduara kundër plakjes dhe rrudhave. Po ashtu, kakao përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit lagështinë e fytyrës, dhe më e rëndësishmja, e mbron atë nga dielli. Përbërësit:
  • 2 lugë gjelle kakao pluhur
  • 4 lugë gjelle kos, (ose qumësht)
  • 1 lugë gjelle mjaltë, nëse ke lëkurë të thatë
  • lëng limoni
  Përziej kakaon me kosin në një tas. Përzieje për disa minuta derisa të formohet një masë homogjene, në formën e një paste të butë. Shto më pas mjaltin. Shpërndaje përzierjen në fytyrë dhe në zonën e qafës. Pasi të jetë tharë, lag një copë të pastër dhe me të pastroje fytyrën. Më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë. Pjesën e mbetur mund ta ruash në frigorifer për javën e ardhshme. Rekomandohet një herë në javë.
dua