Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë maskë për flokë me shkëlqim? 

Qysh me përgaditë maskë për flokë me shkëlqim?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 07 April 2017 | 20:30
Vezët dhe vaji i ullirit Rrihen dy ve për flokë të shkurtër, 3 për të gjatë, shtohen 3 lugë gjalle vaj ulliri. Me këtë masë lyhen flokët nga rrënjët deri te majat, maska lihet të qëndrojë 30 minuta. Pastaj lahen flokët me shampon, shpërlahen mirë. Vezët përmbajnë njëmbëdhjetë veti themelore, janë lëndë ushqyese dhe janë të pajisura me proteina. Duke e kombinuar me vaj të ullirit, do të fitojmë një fuqizim të dyfishtë! Avokadoja Në një tas, bëjeni një masë të butë, të ngjeshur, nga avokadoja (merret një avokado për flokë të shkurtër, dy për të gjatë). Masën e vendosim në flokë, që nga rrënjët deri tek majat, e lëmë për 20 minuta. Pastaj flokët i lajmë me shampon, i shpërlajmë mirë. Avokadot kanë sasi të madhe të acideve dhjamore dhe janë lëndë ushqyese. Prandaj, ushqeni flokët tuaj!
dua