Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 13 March 2017 | 21:34
Përbërësit:
  • 1 të verdhë veze
  • 1 lugë argjile të bardhë
  • 1 lugë vaj jojoba
Vaji i jojobës ka aminoacide, vlera ushqyese, vitaminën E të cilat janë mjaft të shëndetshme  për lëkurën. Merrni argjilën e bardhë dhe shtypeni në një tas ngadalë derisa të bëhet si kos. Pastaj merrni vetëm të bardhën e vezës dhe e bashkoni me argjilën e bardhë. Ju mund t`i shtoni edhe pak sheqer e tundeni mir deri sa të bëhet në formën e meranges. Më vonë masës së formuar i shtoni edhe vajin e jojobës dhe i përzieni të gjitha së bashku. Masën e formuar e vini kryesisht tek mollëzat dhe tek gusha. Pjesën në të cilën është aplikuar maska duhet fashuar me garzë dhe të lihet në fytyrë për rreth 20-30 minuta. Mund të vini dy feta kastravec në pjesën e syrit dhe të relaksoheni. Ky krem duhet të aplikohet në fytyrë për rreth 6 muaj që rezultatet të jenë shumë të mira.  
dua