Qysh me përgaditë maskë për lëkurë të thatë me kakao? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë maskë për lëkurë të thatë me kakao?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 26 April 2017 | 11:27
Nëse keni lëkurë të thatë apo të irrituar kjo maskë që përgaditet në kushte shtëpiake ndihmon në hidratimin e saj. Përbërësit:
  • 1 lugë kakao
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 e verdhë veze.
Përzihen këta përbërës së bashku derisa të përfitohet maskë homogjene. Masa e përfituar aplikohet në fytyrë dhe lejohet të veprojë për 30 minuta. Shpërlahet me ujë të vakët.
dua